17:17 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deliu: Miqësia me ShBA-në është ndër vlerat më të mëdha që i ka Kosova

Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka marrë pjesë sot gjatë manifestimit qendror të Lutjeve të mëngjesit në Washigton.

Për, Deliun ishte nder i madh që ka marrë pjesë gjatë këtij manifestimi, transmeton Indeksonline.

Deputetja e PDK-së thekson se miqësia me ShBA-në  është ndër vlerat më të mëdha që i ka Kosova.

Postimi i plotë:

Ishte nder i madh të jem pjesë e manifestimit qëndror të Lutjeve të mëngjesit në Washington, në mesin e shumë mysafirëve nga e gjithë Bota.

Ceremonia e organizuar për herë të 66, është mbajtur nën patronatin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke përcjellur mesazhe për paqe, stabilitet dhe përkushtim për jetë më të mirë në të gjitha kombet.

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndër vlerat më të mëdha që i ka Kosova./Indeksonline/