14:07 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deliu në Rumani, pjesë e Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu është duke marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian (COSAC), në Bukuresht të Rumanisë.

Deliu deklaroi se ndonëse Rumania nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, delegacioni i Kuvendit mori pjesë në diskutime bashkë me delegacionit e tjera, transmeton Indeksonline.

“Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, theksova rëndësinë e këtij procesi për Kosovën me kërkesë që dinamika e tij të përshpejtohet. Ne veçanti potencova faktin që edhe pas përmbushjes së kritereve qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza”, shkroi ndër të tjerash Deliu./Indeksonline/