19:43 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Dellova e dha provimin te Kosova

Lumbardh Dellova e ka bërë debutimin e parë zyrtar me fanellën e Kosovës.

Futbollisti i Ballkanit ka luajtur nga minuta e pare në fitoren 3-0 ndaj Andorrës, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mire, duke e dhënë provimin qysh në ndeshjen e pare.

Qendërmbrojtësi i Kosovës ekzekutoi 73 pasime të sakta, nga 86 në total, duke rezultuar i saktë në 85%.

Dellova në ndeshjen ndaj Andorrës fitoi 9 nga 13 duelet, kurse spastroi topat plot 9 herë.

Ai gjithashtu fitoi 7 topa derisa arriti t’i ndërprejë 2 aksione të kundërshtarit.

Më poshtë statistikat e Dellovës kundër Andorrës:

Pasime: 73/86 (85%)

Pasime të gjata: 8/14

Duele: 9/13

Spastrime të topit: 9

Aksione të ndërprera: 2

Topa të fituar: 7

/IndeksOnline/