Demaku falënderon banorët e Baicës, Drenas 2-shit dhe lagjes Feronikeli, për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe

Pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës sot qëndruan në Baicë, Drenas 2 dhe lagjen Feronikeli, për të takuar banorët e kësaj ane dhe për të shpalosur programin qeverisës.
Në mesin e tyre ishte edhe kandidati për deputet, Fadil Demaku, i cili u prit ngrohtë nga qytetarët me të cilët ndau pikëpamje për të ardhmen e vendit.
Me të përfunduar takimi, Demaku u shpreh se forca e PDK-së qëndron tek uniteti dhe vlerat e përbashkëta, duke falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin dhe përkrahjen e pashoq në këtë fushatë elektorale.
“Kjo mbështetje e fuqishme është një sinjal i qartë se jemi të bashkuar në dëshirën për ndryshime pozitive dhe për një të ardhme më të mirë. Ne kemi shumë mundësi përpara dhe me përpjekje të përbashkëta mund të realizojmë çdo qëllim që kemi vendosur”, u shpreh Demaku.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fadil Demaku bartë numrin 19 në listën e PDK-së.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të nderuar banorë të fshatit Baicë, Drenas 2 dhe lagjes Feronikeli,
Faleminderit nga zemra për mikpritjen tuaj, për mbështetjen e sinqertë dhe për besimin që po tregoni. Forca e Partisë Demokratike qëndron tek uniteti dhe vlerat e përbashkëta që kemi kultivuar ndër vite.
Kjo mbështetje e fuqishme është një sinjal i qartë se jemi të bashkuar në dëshirën për ndryshime pozitive dhe për një të ardhme më të mirë. Ne kemi shumë mundësi përpara dhe me përpjekje të përbashkëta mund të realizojmë çdo qëllim që kemi vendosur.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!