19:12 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Demaliaj thotë se kthimi në Kuvend i Listës Serbe i hedhë poshtë propagandat e Beogradit

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se rikthimi në Kuvend i Listës Serbe është lajm i mirë, pavarësisht motivit të tyre.

Sipas Demaliajt, kjo tregon se Kosova është vend i sigurtë për të gjithë dhe hedhë poshtë propagandat e Beogradit.

“Sot pas një kohe të gjatë u kthyen në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe. Mirë që u kthyen, pavarësisht motivit të tyre.
Kjo dëshmon që Kosova është vend i sigurtë për të gjithë qytetarët e vet, dhe i hedhë poshtë propagandat e Beogradit se serbët e Kosovës janë të rrezikuar.
Kosova ka kapacitet për të ofru siguri si në jug si në veri, për këtë arsye ju bëj thirrje që mos të bijnë pre e politikës fashiste që e ndjekë Beogradi zyrtar” shkruan Demaliaj në Facebook./Indeksonline/