09:59 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Demantohen – Policia dhe Doganierët gjenden sot në veri!

Para pak çastesh është raportuar se për shkak të barrikadave të vendosura në fshatin Rudare të Zveçanit, policët dhe doganierët në veri të vendit nuk kanë mundur të shkojnë në punë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga udhëheqësi i drejtorisë rajonale të doganës në Mitrovicë, Bashkim Arifi. Ky i fundi për Indeksonline, ka thënë se ndërrimet janë kryer pa problem dhe punëtorët e policisë dhe doganës kanë arritur në punë.

“Ndërrimet në ditën e sotme janë kryer pa problem, si për doganën ashtu edhe për policinë” ka theksuar Arifi.

Ndryshe,  dje është arrestuar nga policia e Kosovës shefi i zyrës së Kosovën në Qeverinë e Sebisë, Marko Gjuriqit. Ky i fundit  kishte hyrë në mënyrë klandestine në territorin e Kosovës, ku pas arrestimit nga autoritetet e Republikës së Kosovës ai është dorëzuar të autoritetet serbe në Merdar./Indeksonline/