75 Mall Live Search
10:21 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Demanton AKI, pas raportimit për dhënie të informacioneve në Gjykatën e Hagës

Mbrëmë në një emision televiziv, gazetari Vehbi Kajtazi tha se AKI ka dërguar informata të pasakta në Gjykatën e Hagës, derisa ka përmendur rastin e vrasjës së Tahir Zemajt.

“Agjencia e Inteligjencës e cila është vu në shërbim të këtij njeriut për të cilin po flasim, ka dërguar në disa raste informata të pasakta në Gjykatën e Hagës. Pra është mundu me manipuluar nëpërmjet AKI’së dhe ka dërguar raporte të pasakta dhe manipuluese me qëllim të shpëtimit të dikujt tjetër’, pati thënë  Kajtazi.

Lidhur me këtë ka reaguar menjëherë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, e cika ka përgenjështruar kategorikisht  deklaratën e dhënë nga gazetari Kajtazi.

“Dezinformatat dhe etiketimet e tilla, përveç dëmit që i bëjnë AKI-së, ndikojnë negativisht edhe në një sërë çështjesh e rrethanash që ndërlidhen me sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe më gjerë!”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

AKI ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë ata që fjala e tyre ka peshë publike, të jenë të përgjegjshëm ndaj konstatimeve të tyre në përgjithësi dhe veçmas kur flasin për AKI-në!

Ragimi i plotë i AKI-së:

KOMUNIKATË PER OPINION

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë përgënjeshtron kategorikisht deklaratën e dhënë mbrëmë nga Vehbi Kajtazi se, gjoja “AKI ka dërguar informata të pasakta në Gjykatën e Hagës”.

Veprimtaria e AKI-së, e përshkruar me ligj, është në interes të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Prandaj, dezinformatat dhe etiketimet e tilla, përveç dëmit që i bëjnë AKI-së, ndikojnë negativisht edhe në një sërë çështjesh e rrethanash që ndërlidhen me sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe më gjerë! I ftojmë duke kërkuar mirëkuptim të gjithë ata që fjala e tyre ka peshë publike, të jenë të përgjegjshëm ndaj konstatimeve të tyre në përgjithësi dhe veçmas kur flasin për AKI-në!