14:44 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Demba Ba: Nuk më vjen aspak keq që Gerrard rëshqiti

Sot nga ora 17:30 zhvillohet derbi i Premier Ligës angleze, Liverpool – Chelsea.

‘Të kuqtë’ po luftojnë për titullin e kampionit të cilin nuk e kanë fituar që nga viti 1990.

Kjo ndeshje e rikujton rëshqitjen e famshme të legjendës Steven Gerrard, që Liverpoolit i kishte kushtuar me humbjen e titullit.

Derisa Gerrard atë ditë e kishte quajtur si më të keqën në jetën e tij, sulmuesi Demba Ba që e shfrytëzoi rastin duke shënuar gol, deklaroi se nuk i vjen aspak keq për atë moment.

“Nuk ndihem keq për të. Nuk jam tifoz i Steven Gerrard e as i Liverpoolit” tha Demba Ba. /Indeksonline/