12:41 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Dembele: Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champions League me Barcelonën

​​Ousmane Dembele ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Barcelonës.

Sulmuesi francez  në një intervistë për gazetë “Telefoot’’, gjithashtu bëri të ditur se dëshiron të vazhdoj të luaj me fanellën  e ‘’blagranave’’, shkruan IndeksOnline.

Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champions League me Barçën, të fitojë atë trofe me klubin që e dua”. Ndihem mirë në Barcelonë. Shpresoj të bëhem një lojtar i madh këtu. Unë kam qenë gjithmonë anëtar i këtij klubi, që kur kam qenë i vogël, kam qenë gjithmonë një tifoz”, tha Dembele.

“Messi është një legjendë absolute. Ta shohim atë të luajë përsëri në anën tonë do të ishte e jashtëzakonshme.”, deklaroi sulmuesi francez.

Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon me 30 qershor 2024./IndeksOnline/