08:58 / E Premte, 01 Korrik 2022 / B O

Dembele nga sot është futbollist pa ekip

Ousmane Dembele nga sot është futbollist i lirë. Muaji qershor ka përfunduar dhe Dembélé nuk ka renovuar me Barcelonën.

Futbollisti francez ende nuk ka bërë të ditur as skuadrën e re të tij për shkak të negociatave me disa skuadra të tjera. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani me të ardhmen e tij.

Në Barcelonë ata ende nuk e kanë përjashtuar vazhdimësinë e tij.

Është folur shumë për interesin që kanë treguar për të Bayern Munich, PSG dhe Chelsea, por që ende asgjë konkrete nuk ka patur as nga bisedimet me këto skuadra./Indeksonline/