23:28 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Dembele transfer i dështuar? Barça kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Ousmane Dembele me dy gola të shpejtë në minutat 30 e 31 paralajmëroi fitoren e gjigantit katalonas, të cilën e konfirmoi Lionel Messi me golin e tij në minutën e 54-t.

Ndeshjen e parë Levante e pati fituar me rezultat 2:1, kështu që Barcelona është kualifikuar në rrethin e ardhshëm me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Barcelona kryeson edhe në kampionatin spanjoll dhe sigurt po marshon drejt trofeve në rrafshin vendor, ndërsa llogaritet favorite edhe për Ligën e Kampionëve.