Dëmet nga reshjet, Lekaj nënshkruan marrëveshjeve bashkëpunimi me këto dy komuna
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, viziton nesër komunën e Deçanit dhe të Junikut, pas përmbytjeve që kanë ndodhur nga të reshurat e fundit.
Përmes një njoftimi për media, ata kanë njoftuar se me këtë rast edhe do nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimin mes Ministrisë së Infrastrukturës me dy komunat në fjalë, transmeton Indeksonline.
Ky është njoftimi i tyre:
Ju njoftojmë se, nesër (e premte), datë 09.02.2018, me fillim nga ora 11:00, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkë-punëtorë, do ta vizitojë komunën e Deçanit, pas përmbytjeve që kanë ndodhur nga të reshurat, për ta parë situatën dhe dëmet e shkaktuara dhe poashtu do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Deçanit.
Ndërsa, po nesër (e premte) datë 09.02.2018, me fillim nga ora 12:30 ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpuntorë, do ta vizitojë komunën e Junikut, komunë kjo e cila është prekur nga vërshimet. Edhe këtu do të diskutohet për situatën e pas vërshimeve, për sanimin e dëmëve dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Junikut.
Këto takime do të zhvillohen në korniza të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunave.