Demhasaj: 30 ditët për zgjedhjen e presidentit do të shfrytëzohen për lojëra politike
Gjykata Kushtetuese ka dalë të mërkurën me vendim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit.
Në aktgjykim është thënë se kuvendit i jepen edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka kritikuar veprimet e partive politike dhe ka theksuar mungesën e besimit në procesin aktual.
Demhasaj ka thënë se përçarja mes partive mund të ndikojë në procesin politik dhe në stabilitetin institucional.
“Është krijuar një hendek i madh mes partive politike dhe LVV-ja njëherë pretendoi ta nxjerrë një figurë konsesuale dhe pastaj shkojë me dy kandidat partiak dhe nuk besoj që opozita nuk ka dozë besimi”, tha Demhasaj.
Ai thotë se vendi do të shkojë prapë në zgjedhje e 30-ditëshi do të shfrytëzohet për lojëra politike.
“Krejt këto 30 ditë kanë me shkuar duke luajtur lojëra politike që nuk fund kur të shkon vendi në zgjedhje me u mundu me fajësua njëra-tjetrën për shkuarjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Demhasaj për Front Online-n.

