22:30 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Demi e bën për “pesë pare” Qeverinë Kurti, ia përmend të gjitha dështimet

Agron Demi nga Instituti “GAP” ka përmendur të gjitha dështimet e Qeverisë Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Demi thekson mungesën e penjve kirurgjik, materialeve për pasaportë e letërnjoftim, dështimin e seancave parlamentare.

“Pas 20 vitesh keqpërdorimi e keqmenaxhimi, qe dy vjet kjo partia e re “e shpresës” nuk ka mbërri me i pajis spitalet me pej kirurgjik, institucionet nuk kanë material me lëshu letërnjoftime e pasaporta, buxheti për investime kapitale vazhdon me shku te komunat që qeverisen nga partia që udhëheq qeverinë, xhipat e zi zyrtarë vazhdojnë me terrorizu nëpër rrugë, vazhdon kapja e ndërmarrjeve publike me njerëzit e partisë, realizimi i buxhetit është në nivelin më të ulët historik, seancat parlamentare vazhdojnë me dështu për shkak të mungesës së kuorumit, politika e jashtme nuk ekziston, transparenca për faqe të zezë e arroganca në kulm…Për çfarë ndryshimi në qeverisje po flasim?”, shkruan ai./Indeksonline/