20:26 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Demi Lovato në gjendje të mirë, po i rikthehet normalitetit

Këngëtarja Demi Lovato në muajin korrik u gjend pa ndjenja në shtëpinë e saj pas që kishte marrë mbi dozë të lëndëve narkotike.

Që nga ai moment, këngëtarja filloj rehabilitimin e saj për të ju kthyer normalitetit. Kjo duket se po ndodh, transmeton Indeksonline.

Nëna e Lovatos, Dianna De La Garza i ka treguar mediave se Demi që 90 ditë nuk ka poseduar ndonjë lëndë narkotike dhe rehabilitimi i saj po shkon shumë mirë.

“Po që 90 ditë dhe nuk mund të isha më falënderuese ose më krenare sepse të jesh e dhënë pas drogës është një sëmundje” tha Dianna.

Duke parë që trajtimi i Demi Lovatos po shkon mirë, shumë shpejtë mund ta shohim rikthimin në muzikë./Indeksonline/

Temat: