10:51 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Demi Lovato shihet e lumtur në shoqërinë e të dashurit të ri pas rehabilitimit

Demi Lovato është parë se ka një arsye më shumë për të festuar përveç përmirësimit të gjendjes pas qëndrimit 3 muaj në rehabilitim.

Ajo është parë në një darkë romantike me të dashurin e saj të ri, dizajnerin 27 vjeçar, Henry Levy, përderisa ata shijojnë sushi në një restorant në Beverly Hills.

Në pamjet që janë marr nga disa darkues përreth saj, shihen që të dy duke kaluar një kohë mjaft të çmueshme, përderisa qeshin dhe mbajnë dorën e njëri tjetrit.

Duke iu referuar TMZ, Demi dukej e pastër, e lumtur dhe tërësisht e këndellur pasi ka qëndruar në qendër rehabilituese për tre muaj që nga korriku kur kishte rënë në overdozë./Indeksonline./