22:30 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Demi Lovato shtrihet në spital nga mbidoza e ‘Heroinës’

Këngëtarja Demi Lovato është shtruar në spital në Kaliforninë e Jugut sot pas një mbidoze të llojit të drogës ‘Heroinë’.

Sipas TMZ, këngëtarja e cila ka luftuar vitet e fundit me varësinë nga droga dhe alkooli, dërgua me nxitim për në spital të martën para orës 12 të orës lokale, transmeton Indeksonline.

Ajo po trajtohet aty por gjendja e saj nuk është ende e qartë.

Ndërkohë nga policia vetëm është konfirmuar se në spital është pranuar një femër e moshës 25 vjeçare,duke mos dashur të zbulojnë identitetin.

Ndryshe ajo muajin e kaluar publikojë këngën ‘Sober’, e cila kishte tekst të ndërlidhur me jetën të cilën ajo bën.

“Nëna më vjen keq që nuk jam e matur. Babi më fal për pijet që derdhen në dysheme. Më vjen keq edhe për fansat që kamë humbur duke më shikuar se si bie, unë dua të jem një model por jam vetëm njeri”, ishte një nga pjesët e tekstit të kësaj kënge.

Sipas TMZ, ajo ka gjashtë vite që prej se është varur nga alkooli dhe kokaina./Indeksonline/