23:51 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gjelbrim

Demiri: Luajtëm për fitore, në Prishtinë do të kërkojmë përmbysjen

Ish-futbollisti i Kukësit dhe Dinamos, Besir Demiri luajti disa minuta në ndeshjen mes Shkupit dhe Ballkanit, që u mbyll ne fitoren e miqve 1-2, megjithatë kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme në Prishtinë.

I këtij mendimi ishte edhe Demiri ,që duke folur për DigitAlb deklaroi se Shkupi do të provojë përmbysjen, teksa nuk harroi të falënderojë edhe tifozerinë e të dy ekipeve, për atmosferën krijuar.

Sa keqardhje keni për këtë humbje?
Më vjen keq, pasi bëmë një ndeshje të mirë dhe kishim rastet tona për të fituar, por futbolli kështu është. Megjithatë besojmë te aftësitë tona dhe do të provojmë gjithçka në ndeshjen e kthimit.

E prisnit kaq të fortë Ballkanin?
Natyrisht që po, pasi asnjë skuadër nuk është rastësisht këtu. E prisnim që do të përballeshim me një kundërshtar të fortë.

Pse latë aq shumë hapësira mbrapa?
Ne duhej të shkonim për fitore dhe normalisht që do të sulmonim. Kjo edhe na bëri të lëmë pak hapësira mbrapa.

Sa ju pengoi fusha?
Nuk mund të ankohemi për fushën as ne e as Ballkani, pasi gjithë sezonin luajmë në terrene si ku, apo edhe më të këqija.

Sa i kënaqur jeni me atmosferën e krijuar nga tifozeri?
Jam i kënaqur që nuk pati asnjë problem mes tifozerivë, të cilat i përgëzoj për sjelljen sonte.