75 Mall Live Search
13:56 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

S’ka më dilema! Collina shpjegon pse u anulua goli i Gjermanisë

Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës, por diskutimi ka vazhduar për një gol të anuluar në ndeshjen ndaj Paraguait.

Mbrojtësi Jnathan Tah shënoi gol gjatë pjesës së parë të extra-time, por pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për shkak të një faulli ndaj portierit, shkruan IndeksOnline.

Ish-gjyqtari i njohur italian, Pirluigi Collina është pajtuar me vendimin e gjyqtarit të ndeshjes, duke shpjeguar edhe arsyet pse është anuluar goli i Tah, vendim i cili ka të bëj me rregullat e reja, të cilat po aplikohen në Kupën e Botës.

“Kur lojtarët sulmues përpiqen të pengojnë lëvizjen e mbrojtësve, ndërkohë që mbajtja e një pozicioni nuk është një faull në vetvete, konsiderohet shkelje kur një lojtar sulmues nuk është i interesuar për topin dhe lëviz qëllimisht, qoftë edhe minimalisht, me qëllimin e qartë për të penguar lëvizjen e kundërshtarëve dhe për t’i penguar ata të mbrohen”, ka deklaruar kreu i arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina.

Kujtojmë se pas golit të anuluar të Gjermanisë, ndeshja shkoi në penallti, derisa në fund Paraguai siguroi kualifikimin./IndeksOnline/