23:35 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Demokracia amerikane, Donald Trump do t’i shkoj në intervistë gazetarit që është kundër tij

Donald Trump do të paraqitet të dielën në emisionin “Meet the Press” në NBC News, mëson CNN.

Ai do të paraqitet në emisionin e gazetarit, Chuck Todd i cili në të kaluarën ishte kundër Trump, transmeton Indeksonline.

NBC nuk e ka konfirmuar këtë por CNN e ka mësuar nga burimet e saja.

Trump në kohët e fundit në Twitter tha se do të dal më shpesh në emisione të lajmeve.

Kjo është intervista e parë e Trump në NBC News që nga viti 2017, ku me të ishte ulur me Lester Holt.

Ndërsa në emisionin “Meet the Press”, Trump nuk ka qenë i ftuar që nga viti 2016-të./Indeksonline/