08:27 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Demokracia” në Iran: Tifozet iraniane për herë të parë në stadium pas 40 vitesh

Në këtë fazë të pushimit internacional, Kombëtaret nga të gjitha kontinentet po i zhvillojnë ndeshjet e tyre.

Disa në Ligën e Kombeve, disa në Ligën Afrikane të Kombeve e disa po zhvillojnë miqësore kontrolluese.

Miqësore zhvilloi mbrëmë edhe Kombëtarja e Iranit, e cila mposhti Bolivinë me rezultat të ngushtë, 2-1, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 5 people, people smiling

Por, ky artikull nuk ka aspak të bëjë me rëndësinë e kësaj ndeshje apo me rezultatin përfundimtar.

Ndeshja e lartëcekur në fjalë mori vëmendje të madhe për shkak të tifozeve iraniane të pranishme në stadium për ta mbështetur Iranin.

Ato u lejuan të shikonin ndeshje futbolli në Tehran për herë të parë pas 40 vitesh./IndeksOnline/

Image may contain: 9 people, people smiling

Temat: