19:31 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Demokratët amerikanë kërkojnë largimin e ndikimit rus nga Serbia

Demokratët në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Senatin amerikan i kanë bërë thirrje sot Uashingtonit që t’i kushtojë më shumë vëmendje Serbisë dhe të miratojë më shumë fonde për të ndihmuar këtë vend, për ta mbrojtur nga ndikimi rus.

Në prezantimin e sotëm të raportit kushtuar ndikimit rus në zgjedhjet në vendet e tjera, demokratët i bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump që të formojë një agjenci për koordinimin e përgjigjeve ndaj përzierjes dhe vendosjes së sanksioneve të reja ndaj përgjegjësve.