12:37 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / AR

Demokratët nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin që po pengon demokracinë dhe pluralizmin

Dr. Mujë Buçpapaj

Partia Demokratike e Shqipërisë ka hyrë në një fazë të krizës së lidërshipit dhe gares së brendshme për pushtet, për ruajtje të ndikimit dhe kontrollit të vendimarrjes, të paparë në historinë e saj 31 vjeçare.

Tonet e debatit që kishin filluar qysh prej humbjes së rëndë të PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u ashpërsuan pas vendimit përsonal të L. Bashës për të përjashtuar ish-kryetarin e Berisha nga grupi parlamentar dhe nisjes se turit të ish-kryeministrit demokrat në bazën e Partisë Demokratike.

Kredencialet dhe besueshmeria e Berishës janë të demtuara në këtë fushatë antibasha, së pari sepse Luli ishte i përzgjedhuri i tij absolut deri tek vendimi kunder tij, dhe së dyti për shkak të shpalljes non garta nga Departamenti Amerikan i Shtetit për pengim të demokracisë dhe korrupsion. Por Berisha ua ka borxh demokratëve largimin e një uzurpatori nga kreu i partisë dhe hapjen e garës së vertetë në çdo strukturë të saj, deri tek kryetari. Dhe për këtë ai duhet mbeshtetur.

Nga ana tjetër përpjekjet e Bashës për të etiketuar levizjen e Berishës dhe paralajmërimin e tij për të thirrur Kuvendin e partisë si antiamerikane, e dëmtoi në shkallë të gjërë autoritetin edhe ashtu të rrënuar të Bashës nga deshtimi përmanent, si paaftësi për t’u përballur me vendimin e tij.

Demokratët në fakt nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin. Idealet e demokracise amerikane kanë frymëzuar mua dhe brezin tim dhe gjithë shqiptarët, prej dhjetorit 1990 për të rrëzuar diktaturën komuniste dhe në vazhdim.SHBA-të janë të angazhuara ndaj lirisë dhe demokracisë kudo në botë dhe posaçërisht në hapsirat shqiptare në Ballkan dhe ky përkushtim e bën Amerikën të veçantë në botë. Plot 30 vjetë më vonë treguesit e demokracisë në Shqipëri dhe në PD kanë njohur hapa prapa, falë edhe rolit të dyshimtë të Bashës.

Demokratët e kanë me Lulin pasi po injoron një kërkesë në rritje dhe legjitime të anëtarësisës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për të futur në procedurë staturore përjashtimin e ish-themeluesit të PD-së Sali Berisha pas një vendimi vetjak, i marrë në errësirë dhe pa transparencë të kryetarit aktual Basha.

Në fakt duket se përjashtimi i Berishës ka qënë vetëm një pretekst, pasi shkaku i vertetë i kësaj pakënqësie deri në revoltë i anëtarësisë së PD-së ndaj Bashës, mundet te jetë grumbulluar vit pas viti, dëri në shperthim.

Basha kur erdhi në krye të PD-së më 2013, sido që përmes një procesi të manipuuar dhe nën ndikimin e Berishës, ai premtoi një qasje të freskët reformatore ndaj politikës, por ai i ndëshkoi pozitat e veta, duke ndjekur një kurs eleminimesh të zërave kritikë ndaj tij në parti, dhe marrë tërësisht me promovimin e vetvetës, sido që humbje pas humbjesh dhe deshtim pas deshtimi, ndërkohë që demokratët kërkonin dikë besnik ndaj bindjeve të tyre që i çonte drejt fitores pas tetë vetësh në opozitë.

Basha nuk ishte një figurë madheshtore si Berisha, por e prezantoi vetën si njeri i përzgjedhur i Berishës dhe besniku i tij, sigurisht i ndihmuar në këtë sipërmarrje spekulante nga vetë Berisha i cili ia injektoi si grip këtë njëri elektoratit të djathtë duke refuzuar çdo kritikë ndaj tij, deri sa Basha e përjashtoi nga grupi parlementar.

Duket që mendimi i Berishës për të përzgjedhurin e tij të kishte ndryshuar në mënyrë dramatike, vetëm pasi Basha shkoi tepër larg në vendimet e tij autokrate, deri tek përjashtimi i sponsorizuesit të tij politik nga grupi parlamentar.

Reagimi i Berishës dhe kundërshtimi i tij dëshperues se nuk qëndronte pas vendimeve katastrofike të Bashës përgjatë 8 vjetëve të fundit, nxori në dritë disa të verteta të cilat Luli përgjatë tetë vjetëve i kishte përdorur në favor të vet, për të manipluluar zgjedhjet e brendshme në parti në korrik 2013, në korrik 2017 dhe qershor 2021 si dhe ndjekur një kurs spastrimesh dhe eleminimesh të cdo rivali direkt dhe të cdo zëri kritik në parti, sidommos të veriorëve.

Distancimi uluritës i Berishës bëri që Basha të çarmatosej nga alibia që ai dhe stafi i tij ishte kujdesur ta shpërndante me sukses në opinion se të gjitha këto vendime po i merrte Berisha nga prapaskena. Pak a shumë ai ja kishte dalë me mjeshtri të krijonte bindjen se Berisha po i largonte ish-bashkëpunëtorët e shquar të tij në parti me dorën e Lulit, si një pakënaqësi e mbartur qysh prej viteve të qeverisjes.

Kështu Basha kishte arritur të krijonte bindjen tek anëtarësia dhe sidomos tek ndërkombëtarët se pas vendimeve të njoftuara nga Luli qëndronte Sali Berisha, siç ishin marrvjeshja e Basha-Rama e 17 majit 2017 që pasoi në vijim qeverinë e përbashkët PS-PD dhe humbjen poshtëruese të zgjedhjeve të atij viti, braktisjen e parlamentit, bojkotimin e zgjedhjve të 30 qershorit 2019 etj.

Këtë bindje kam patur edhe unë derisa Berisha e denoncoi atë pubikisht, ndërsa nga pala tjetër kemi marrë vetëm heshtje.

Përjashtimi i Berishës nuk mund të ishte vetëm çeshtje “vrasje politike” për Lulin, sido që pas një kërkese këmbënguëse të administratës amerikane bërë përmes amabsadorës, për ta përjashtuar atë, por edhe një çeshtje statuore, një provë për lidërshipin e tij të ardhshëm. Delarata e tij e thënë me nervozizëm dhe arrogancë se “nuk do të lejonte kurrë të mbahej një kuvend antiamerikan” ishte fundi i tij në krye të PD-së.

Hiri i një djali të mirë, të edukuar në Holandë që kishte fjalor të përmbajtur edhe me kundërshtarin politik, njohu paprimtamas një rënje në zhargonin amatoresk të pijetoreve të Tiranës, pa njohur relalisht fuqinë e tij dhe sidomos forcën e anëtarësisë.

Anëtarësia ta fal humbjen, por nuk ta fal kurrë arrogancën, poshtrimin,nëpërkëmbjen dhe kjo dëshmoi se Basha kishte drejtuar në ajr, pa mbeshtetjen e anëtarësisë. Ai vendim as nga pikpamja morale, as politike, as statuore nuk i takonte Bashës. Pas njoftimit të tij për Berishën, anëtarësia e kuptoi si një kërcënim që po i vinte nga një njeri që mund t’ia bënte gjëmën partisë, vendit dhe kombit për interesat e tij përsonale. Basha duke qënë ministër i Jashtëm u akuzua për një marrëveshje antikombëtare prej së cilës pala greke kishte përfituar qindra km2 hapsirë ujore në detin Jon, një marrëveshje e cila u anullua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me votim unanim, si një tradhti kombëtare. E tillë është konsideruar nga shqiptarët edhe marreveshja tjetër e ish-ministrit, e memorialit të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në grykën e Këlcyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por le të rikthehemi përseri tek tema e kësaj analize.

Nga gjitha njohjet e mia të gjëra për funksionimin e partive demokratike, anëtarët e një partie mund të marrin një vendim që udhëheqjes së partisë mund të mos i pëlqejë, e kjo ka ndodhur në një numër partishë demokratike përgjatë Europës. Nuk do pyetje, një gjë e tillë mund të jetë e veshtirë për t’u pranuar dhe manaxhuar, por ky refuzim i anëtarësisë nuk është argument për të kufizuar të drejtat kësaj anëtarësie.

Aseti më i madh i një partie konsiderohet “anëtarësia e madhe dhe në rritje” pasi siç pranohet gjerësisht, një parti që ka vetëm kryetarin dhe vendos për çdo gjë nuk ka shanse të jetë kurrë e suksesshme, përkundrazi rudhet deri në shuarje.

Basha na zhgënjeu, tek deklaroi se nuk do të lejonte kurrë të shprehej anëtarësia, ndërkohë që kushdo që ka njohje minimale për një parti e di se anëtarët janë burimi i çdo autriteti në parti. Udhëheqësit duhet të japin llogari para anëtarësisë jo vetëm kur zgjidhen, por edhe kur mandati i tyre ripërtrihet. Për faktin e thjeshtë se anëtrësia të voton, të votëbeson dhe të dergon në pushtet, apo të lë tre herë radhazi në opozitë. Pra nuk votohet në asnjë ambasadë sado mike dhe dashamirëse të jetë, por në seksionin e Lazaratit, Buajnit, Garbjanit apo të lagjes Çole. Këtë gjë Basha nuk e paska mësuar, ndërkohë që Berisha e di prej hyrjes së tij në politikë dhe po e deshmon edhe ne takimet masive te këtyre ditëve.++++++

Ne e dime se demokracia nuk është me porosi, që kudo zhvillohet në një terren të ashpër dhe akoma më keq shfaqet në një mjedis shqiptar, si një demokraci e polarizuar, konfiktuale dhe pa parime.

Të gjitha demokracitë bazohen në konfikte, në tensione, por ka gjithmonë një rregull për zgjidhjen e tyre që është parimi i shumicës në parti. Basha nuk mund tua mohojë këtë parim bazë demokratik anëtarëve të PD-së.

Nga përvoja ndërkombëtare edhe kryetari i një partie mund të gjejë vetën në anën e të humburit, nga vendimarrja e brendshme partiake, por udheheqësit e vertetë i pranojnë këto vendime të shumicës dhe ruajnë vlerën e barazisë së votës dhe forcën e kohezionit partiak, duke u dorëhequr, për t’i dhënë vetës shansin të mbetët pjesë e partisë dhe e rikthimit të tij në politië si pjesë e udhëtimit të partisë në të ardhmen. Kjo krijon një lidhje besnike mes anëtarësisë dhe partisë dhe motivon këtë anëtarësi. E kundërta krijon një kundërvënje të pamëshirshme të anëtarësisë ndaj kryetarit uzurpator dhe të dyshimtë në misionin e tij.

Pyetja akuale është se pse po mbeshtetet Berisha kaq fuqishëm nga anëtarësia demokrate? Pikë së pari sepse përceptimet dhe opinionet negative të Berishës për Bashën, përputhen 100% me ato të anëtarësisë së PD-së.

Berisha si një njeri karizmatik dhe i aftë për të grumbulluar mbeshtetës dhe motivuar ata, bëri që të shpërfaqte skepticzmin 8 vjeçar ndaj aftësive të dyshimta të Bashës për të udhëhequr PD drejt fitoreve, për mungesë vizoni, force, lidershipi dhe tani edhe për stilin autoritarist të drejtimit.

2.Demokratët e Shqipërisë nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin. Ata e dinë se Amerika ka mbrojtur lirinë tonë, lirinë e shqiptarëve në Ballkan, e dinë që ka themeluar demokracinë tonë dhe punon do ditë për ta mbrojtur atë nga korrupsioni, dhe cdo devijim tjetër.

Por vendi ka shkitur në autokraci, pluralizmi është rrezikuar dhe demokracia shqiptare nuk mund të konsiderohet më si e tillë. Siç thotë G.sartori “ Nëse demokracia përdoret për të shprehur entitete të kundërta dhe për të denjësuar praktika të kundërta atëherë ky term nuk ka asjë vlerë.”

Demokratët e kanë me Lulin i cili gjatë 8 vjetëve të fundit me vendimet dhe veprimet e tij përsonale e mbajti PD-në në konflikt me amerikanët. Amerika është pjesë e gjakut të demokratëve shqiptarë që e mbrojtën imazhin e saj pavarësisht vrasjeve, burgjeve , internimeve dhe kështu do të jetë gjithmonë në këtë parti. Lobimet ruse të Lulit në Uashington janë fyese dhe të papranueshme për konservatorët shqiptarë, ashtu sic janë edhe sjelljet e tij politike.

Vendimi i Bashës preku thebin e politikave të brendshme të një partie konservatore dhe vendimi ndaj sponsorizuesit politik të tij, sido që pa bazë morale dhe statuore, sherbeu vetëm si sinjal alarmi, për rrënimin e demokracisë së brendshme në parti.

Basha megjithëse shkoi nga deshtimi në deshtim në katër palë zgjedhje radhëzi, në vend që të përballej me përgjegjësitë e tij dhe të jepte dorëheqje, ai zgjodhi injorimin e çdo thirrje për llogaridhenje për analizë dhe grumbullim faktesh dhe provash që nxirrnin në dritë manipulimin e qeverisë, duke i sjellë dëmin më të madh PD-së, normalizimin me humbjen dhe krijimin e një kryetari të shkeputur nga përgjëgjësitë politike.

Megjithëse nën drejtimin e tij PD përjetoi humbjet më poshtëruese në historinë e vet, Luli në vend të dorëheqjes u tregua i padurueshëm për t’u rikonfirmuar si kryetar, duke manipuluar rezultatin , duke afruar zgjedhjen për kryetar të partisë nga 22 korriku me 13 qershor 2021, duke mbedhur Kuvendin e partisë 6 muaj përpara kohe dhe djegur mandatin e Këshillit Kombëtar prej dy vjetësh të mbetura. Kjo la shije dyshimi tek anëtarësia edhe pse Basha linte të kuptohej se kishte përseri bekimin e patriarkut të PD-së Sali Berisha. Kritikat e analistëve dhe të tre kandidatve për kryetar partie mbetën në hije dhe ai u rizodh pa asnjë vështirësi.

3.Demokratët e Shqipërisë nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin, një manipulator i cili për 16 vjet përdori ndikimin e Berishës për t’u ngjitur në maje të qeverisjes së djathtë, dhe pastaj për të marrë kontrollin e Partisë Demokratike , duke shkelur me këmbë anëtarësinë dhe oponentët e brendshëm, tani po shfrytëzon gjoja mbeshtetjen Amerikane për të shtypur zërat kundër tij dhe sidomos revoltën që ka shpërthyer kundër tij në parti, dhe stilit të tij drejtues autoritarist, pa asnjë lidhje me partitë konservatore.

Është krejt e qartë se SHBA-të duan demokratizimin e Shqipërisë duke filluar nga partitë politike, duke i çliruar nga kontrolli autoritarist dhe mbytës.

Konservatorët dhe të gjithë shqiptarët e dinë se si SHBA-të, kanë ndikuar në zgjerimin e sferës së vendeve demokratike gjatë gjysmës së dytë të Shek.XX. Se si SHBA-të, kanë ndikuar në krijimin e demokracive, institucioneve demokratike dhe shteteve ligjore në shumë vende në botë përfshirë Gjermaninë, Japoninë, Italinë, Korenë e Jugut, Filipinet, pjesë të Azsisë dhe Afrikës, një pjesë të mirë të Amerikës Latine, dhe pas vitit 1989 pjesën më të madhe të Europës Lindore ish-komuniste, përfshirë Shqipërinë.

Në fillim të viteve 1970 kanë qënë rreth 40 vende demokratike në të gjithë botën, ndërsa në fund të shekullit të 20-të, në botë kishte rreth 140 demokraci vetëm falë SHBA-ve.Si një filozofi e nxitur kryesisht nga Presidentët Amerikanë: Kenedy, Regan, Xh. H. Bush, Clinton, Xh.Ë. Bush, Biden e kështu me radhë. Presidenti Xh. Ë. Bush duke folur për këtë mission amerikan ndaj lirisë në botë është shprehur se “Mbijetesa e lirisë në vendin tonë varet gjithnjë dhe më shumë nga ngadhënjimi i lirisë në vendet e tjera.”

Edhe për këtë arsye, Amerika ka rëndësi për shpresën e njerëzve në hapsirat shqiptare dhe në botë për të nxitur dhe inkurajuar lirinë.

Por nxitja e Lulit për të anashkaluar anëtarësinë dhe strukturat partiake duke shkelur çdo parim të lirisë, ishte një gabim.

Përpjekja për të mbeshtetur Bashën pse përjashtoi Berishën nga PD-ja është një tjetër gabim i administratës amerikane. Ndërsa trashëgimtarët Enverit janë në mandatin e tretë qeverisës, ish të përndjekurit politik të grumbuluar rreth PD-së po përjetojnë një zgjenjim. Vetëm në fisin Bucpapaj ka qindra vjet burgje për antikomunzimin e tyre, për dashurinë ndaj lirisë dhe Amerikës, përfshirë xhaxhain dhe kusherinj të tjerë të afërt, përfshirë vëllain e nënës time që vuajti 25 vjet burg politik. Ne nuk e pranojmë rikthimin e sistemin njëpartiak.

Basha ia lidhi duart PD-së, dhe demokratëve shqiptarë me marrëveshjen e fshehtë të 17 majit 2017 me kryetarin e PS-së E.Rama, duke çimentuar pushtetin e ish-komunistëve. Unë si ish themelues i PD-së dhe anëtarë i strukturave të saj të larta drejtuese si këshilli kombëtar për gati 20 vjet me radhë, prej zgjedhjes së Bashës në korrik 2013 kam deklaruar se me këtë njeri PD nuk do të vinte kurrë në pushtet. Pas humbjes poshtëruese në zgjedhjet kombëtare të qershorit 2017 i kam kërkuar përmes disa prononcimeve në shumë televizione dorëheqjen, duke deklaruar se ky njeri po punonte për PS-në dhe qeverinë e saj. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021 i kam kërkuar dorëheqjen publikisht.

Në fakt përparësitë politike të Bashës kurrë nuk ishin të qarta, nëse ai po ndiqte një kurs levizjesh që do të çonin në forcimin e të djathtës, apo në dobësimin e saj dhe garantimin në këtë mënyrë të pushtetit të ish-komunistëve, të rikthimit të sistemit njëpartiak dhe gjithë strukturave të vjetra.

Ai dhe stafi tij konfirmuan spekulimin se Shqipëria është e majtë. Për këtë ai e mbushi partinë me eksponentë nga e mjata dhe ish bursistë të Sorosit, duke hartuar një program me teza të majta. Neokonservatorizmi i Reganit që merret si një bazë e frymëzimit politik dhe ekonomik të së djathtës moderne në botë, nuk u duk kurrë, përfshirë forcimin e ligjit, pronës, tregut, familjes, vlerave tradicionale dhe kombëtare.

4.Demokratët konservatorë të Shqipërisë nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin, i cili po pengon demokracinë e brenshme në parti, po pengon bazën esenciale të funksionimit të një partie konservatore si llogaridhënjen, debatin e brendshëm dhe një garë demokratike bazuar tek meritokracia, pasi ka manipuluar të gjitha zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Shqiptarët kanë besim që Amerika të mos e harrojë kurrë misionin e saj për të nxitur lirinë anembanë botës, përfshirë edhe Shqipërinë dhe hasirat shqiptare në Ballkan. Gjatës diktaturës komuniste shqiptarët në Shqipëri u luten që SHBA-ja, të mos i harronte në vuajtjet e tyre nën diktaturën e egër stalisnite, e po kështu shqiptarët në Kosovë dhe troje u luten që Amerika të mos i harronte nën sundimin e egër serb dhe SHBA-ja në fakt nuk na harroi. Ndërsa sot i luten të mos i lërë vetëm në përballjet e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi me demokracinë e elitave të korruptuara dhe kam frikë edhe antikombëtare dhe antiperendimore.

Për mua që jam marrë për dekada me radhë me zgjedhjet në PDSH dhe strukturat e saj, që kam derdhur gjakun në rrugë për lirinë e shprehjes dhe demokracinë, por që jam marrë me studimin e pratikave ndërkombëtare, posaçërisht të atyre simotra, duhet të kryejnë pa dilema votime të ndershme, pasi shoqëritë demokratike zënë fill nga demokracitë brenda partive.

Zgjedhjet u japin një shans partive për t’u ripërtrirë nëpërmjet parimit “një anëtar një votë”, kjo u jep rast atyre të funksionojnë në mënyrë pluraliste dhe transparente, si partitë e tjera politike në Europë.

Bërja në mënyrë të përshpejtuar e porcesit të votimeve për kryetarin në një hark kohor pre tre javësh i hoqi PD-së shansin për të gjallëruar jetën e brendshme, nëpërmjet analizës, llogaridhënjes, debatit dhe pjesëmarrjes. Reformat e brendshme në PD kanë nevojë të nxisin demokratizimin, hapjen dhe pjesëmarrjen e gjërë të votuesve, mbështetësve dhe anëtarësisë së saj.

Deri tani parimi “një anëtar një votë”, në PD dhe PS ka shërbyer vetëm për të forcuar pushtetin e kryetarëve të partive. Nëse anëtarët e partive nuk ndikojnë që t’i japin fund kësaj praktike abuzuese, keqpërdorimi i këtij procesi për të legjitimuar edhe një kryetar të deshtuar politikisht, do të vijojë edhe në të ardhmen. Prandaj është e rëndësishme “Levizja Berisha.”

Nga praktika e mëparshme, kthimi në formalitet apo në zhvelftësim të procesit të zgjedhjeve të kryetarit do të çojë në humbjen e besimit të publikut tek kjo forcë politike, i cili do të ishte një deshtim tjetër edhe më i madh sa sa vetë humbja e përseritur e zgjedhjeve kombëtare më 25 prill 2021.

Votuesit dhe opinioni duhet të ndalojnë ata udhëheqës të opozitës që kanë humbur shpresën për fitore, jo vetëm sot, por edhe edhe në të ardhmen, ndërsa e mbajnë këtë shpresë në nivelet më të ulta historike të pluralizmit politik në Shqipëri.

Siç thotë Robert D. Benjamin “ Parimi një anëtar një votë është një proces demonstrues praktik, ku partitë politike mund të praktikojnë ato që predikojnë.”(Një anëtar një votë, një përmbedhje shkrimesh politike).

Nëse një forcë politike, siç po bën tani PD dhe Basha, ndryshe predikon, ndërsa ndryshe sillet në garën e brendshme, shanset për t’u rikthyer në pushtet bëhen gjithnjë dhe më të zbehta, kryesisht për shkak të besueshmerisë së ulët.

Shqipëria ndodhet në një mjedis politik të pabesueshëm që formatohet nga zgjedhje kombëtare të manipuluara nga partia në pushtet e bërë njësh me qeverinë, nga zgjedhje të konstestuara dhe humbje shprese për opozitën, çfarë do të thotë se këto parti nuk kanë vizione të qarta ku do të çojnë vendin.

Partia Demokratike vetëm duke zgjedhur një kryetar legjitim mund të reformojë vetvetën dhe siguruar në të ardhmen mbeshtetjen e nevojshme popullore për të drejtuar vendin përmes një qeverisje demokratike.Në të kundërt zhgenjimi do të jetë një praktikë e kësaj partie dhe anëtarëve të saj edhe për shumë kohë.

Po të shikosh vëzhgimet ndërkombëtare ” plot njerëz në Ballkan mëndojnë se partitë politike janë të mbylluara, të fokusuara në interesat e grupeve financiare që i kontrollojnë, të distancuara nga anëtarësia e tyre, ato kanë brenda me tepri korrupsion, arrogancë, mungesë llogaridhënje, hatëre, mungesë meritokracie dhe vizioni kombëtar.”

Ky përceptim i keq për partitë i ka bërë ato gjithnjë dhe më pak popullore në jetën e vendit dhe shumë njerëz të irrituar ndaj tyre, duke shmangur ditën e votimeve brenda dhe jashtë partive. Pra duke rritur bojkotin përmanent.

Në të gjitha praktikat teorike pranohet se një parti vlerësohet për demokracinë e saj nga mënyra se si e pranon mëndimin ndryshe, nga praktika se si i zgjidh mosmarrëveshjet e brendshme, luftën e brendshme për pushtet dhe garën e barabartë për lidërship, apo konkurencën me ide.

Kjo intolerancë bëri që prej Partisë Demokratike të dilnin, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 4-5 parti politike, duke i hequr asaj mundësinë e tre deputetëve të sigurtë.

Kjo shënoi një frymë regresi, dhe ndarjeje që PD e kishte lënë pas qysh prej vitit 2005 kur ajo pranoi disa nga partitë e ndara prej saj gjatë dekadës së parë të jetës së saj 1992-2004

Duke qënë për shumë vite gazetar i RD-së, një publicist dhe studiues i pluralizmit politik dhe i mardhënjeve shqiptaro-amerikane , me mijëra shkrime, komente dhe opinione, më është dhënë rasti të ndjek të gjitha proceset zgjedhore në PD prej dhjetorit 1990, shkurtit 1991 deri në ditët e sotshme pa ndërprerje. Por porceset e Bashës kanë qënë të gjitha të manipuara kuptohet me lejën e Berishës. Prandaj nevoja e ndërrimit të elitave politike në Shqipëri është kaq ulëritese.Pasi ato duken të shterura, të lodhura dhe të marra peng nga gabimet e së kaluarës.

5.Demokratët e Shqipërisë nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin që po mban peng partinë më të madhe të opozitës së djathtë në vend, tani së fundi edhe me gjoja mbështetjen amerikane.

Shqiptarët ma mirë se çdo komb tjetër në botë e dinë se për SHBA-të, gjithnjë ka qënë përparësi liria, se SHBA-të janë aty ku ka nevojë, ku ka dëshprim, ku ka shtypje njerëzore, politike dhe devijim të demokracisë.

Demokratët e Shqipërisë si aleatë natyror të SHBA-ve, janë të lënduar, të poshtëruar pas tre humbjeve radhazi dhe të pamerituara edhe për shkak partisë shtet, por edhe të vendimarrjes së gabuar të kryetarit të deritanishëm Basha. Demokratët janë të pashpresë.

SHBA-ja bën ekuilibrin e lirisë në botë dhe për këtë shkak ajo është e lidhur me botën. Vlera që solli SHBA në jetë, është liria. Por ekuilibrat e lirisë në Shqipëri janë prishur. Mendoj se SHBA-të, në këtë zhvillim të brendshëm në PD duhet të jenë të drejtë dhe të ndershem. Nëse Berisha e ka penguar demokracinë, të paktën qysh prej vitit 2005 kur Basha ka shkelur në PDSH , e ka penguar demokracinë dhe garën e brendshme për t’i hapur rrugë Lulit, me një këmbëngulje të pabesueshme dhe të pandalshme, duke eleminuar çdo rival të tij.Pas dorëheqjes se Berishës dhe daljes në krye të Lulit, këtë proces e ka thelluar vetë Basha me gjakftohtësi. Por edhe nëse Berisha qënka i korruptuar, njeriu më i afërt e tij ka qënë përsëri Basha. Të bësh non grata njërin dhe të falësh tjetrin pse guxoi të përjashtonte Berishën, apo pse u bë deshmitar i drejtësisë, mëndoj se është e padrejtë. Pas gjithë këtyre humbjeve, pas gjithë kësaj që ka bërë Basha, është shumë veshtirë në mos e pamundur që demokratët dhe shqiptarët t’i zënë më besë dhe zgjidhja më e mirë për të do të ishte dorëheqja e tij, biles qysh nesër.

6.Konservatorët shqiptarë nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin. Jo vetëm Lul Bashën e Tiranës, por për të gjithë lulët shqiptarë të politikës shqiptare që e përdorin postin politik por edhe mbeshtetjen amerikane për influencë, për biznes dhe përfitime, duke rrënuar demokracinë dhe besimin tek liria. Por për fat SHBA-ja, është këtu si deshirë e kombit shqiptar dhe askush nuk mund t’i kundërvënë ata ndaj SHBA-ve. Ne nuk mund të shndërrohemi në një komb mosmirënjohës, për ndryshe e ardhmja jonë është e dyshimitë. Për fat të keq shqiptarët ua kanë lënë prioritetin në Uashington serbeve, pra po e humbin partnerin kryesor të kombit tonë për fajin e elitave politike të korruptuara dhe tradhtare.

Por a mundet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë duke rithemeluar demokracinë shqiptare? Unë besoj se po. A mundet që Amerika të jetë rikthyer. Kjo është e qartë. Por populli po prêt rezultate konkrete.

Klanet lokale përgjatë Ballkanit Perëndimor kanë devijuar demokracinë, i kanë privatizuar të mirat e saj dhe shëprfillur rregullat e saj. Në mënyrën më të shëmtuar i kanë shkelur me këmëbë parimet e saj të lirisë, konkurencës dhe mirëqënies si prudukt i demokracisë.

Akoma më keq kanë zbrazur territorin duke kryer një spastrim etnik të shqiptarëve, më keq se do pushtim shekullor, nën frikën popullore të jeshë apo të mos jeshë, nën trysnin e urisë, pasigurisë dhe dëshpërimit.

Këto klane që kontrollojnë qeveritë, parlamentet, institucionet e varura dhe të pavarura, janë pasuruar, janë sofistikuar, janë duke e kthyer demokracinë me kokë poshtë. Akoma më keq janë duke e kthyer atë në një fjalë mashtrurse, biles edhe duke mbajtur flamurin amerikan mbi tavilinat e zyrave.

Edhe demokracia më e keqe është më e mirë se sa diktatura , por a mundet që një demokraci si ajo e Shqipërisë dhe rajonit të jetë demokraci e keqe për 30 vjet. Kjo është një dilemë qytetare. Përse na duhet demokracia kur ajo nuk prodhon mirëqënje, nuk prodhon shpresë, nuk prodhon as dinjitetet, drejtësi dhe as mundësi për të jetuar me punë të ndershme.

Por a mundet të dalin SHBA-të nga roli i tyre jetësor të paktën prej Luftës së Dytë Botërore dhe ketëj? Biden tregoi se Jo. Eksportimi i demokracisë mbetet përseri mision i SHBA-ve. Nëse ato bien, demokracia në botë ka rënë, ndërsa demokracisë në Shqipëri dhe hapsirat shqiptare nuk do t’i mbetët as nami dhe nishani.

Pas 30-vjetësh pluralizëm përparimet e ngadalta të vendit, nuk i mbulojnë më tej deshtimet.

Pasuria e pajustikufikuar e mijëra kryetarë komunash, bashkishë, ministrash, doganierësh, tatimorësh, policësh dhe punonjësve të zyrave të pronave, hipotekave , lejeve dhe liçencave, të gjyqtarëve dhe prokororëve që po dalin tani në dritë nga vetingu e tregon këtë gjë.

Këta njërëz të pashpirtë e përdorën mbeshtetjen amerikane për të pasuruar klanet e tyre, familjet e tyre, rrethet e tyre të ngushta, ndërsa 40% e shqiptarëve jejtojnë në varfëri absolute.

SHBA-të kanë qënë sponsorët e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri, të rrënimit të sistemit totalitar me 22 mars 1992 dhe pastaj të hyrjes së vendit në NATO dhe sigurimit të levizjes së lirë në BE.

A ka qënë e pakushtezuar ndihma amerikane për ne, sigurisht që po. Ata nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë interes përfitimi nga ne. Ne duan që Shqipëria të jetë një vend i begatë dhe anëtare e denjë e BE. Ky ka qënë motivimi i ndihmës amerikane.

Por a mundet qe demokracia të mos funksionojë kaq gjatë? Mundet, biles edhe me keq, demokracia mund të deshtojë. A mundet qe demokracia në Shqiperi të ketë deshtuar, përgjigja është e qartë. Thuajse po. Zgjedhjet nuk japin më rezultatin popullor, mediat kryesore janë në kushte të ekzistencës dhe të kontrolluara, baza ekonomike qytetare është rrënuar dhe produkti i papërfillshëm.

Korrupsioni i doganierëve , i tatimorëve, i gjyqtarëve, i përfaqësuesve të rendit, të ligjit, të administratës, i drejtorëve, ministrave dhe thuajse i çdo punonjësi zyre publike etj, e ka nënshtruar këtë komb.

Korrupsioni i ka zënë frymën jetës ekonomike të vendit. Korrupsion në adminsitratë, korrupsion në parti, korrupsion në jetën publike, në shoqërinë civile dhe kudo, si një epidemi që po e mbyt këtë brez njërëzor, por që do të ketë pasoja edhe për brezat që do të vijnë.

A mundet që demokracia dhe shqiptarët të mos bashkëjetojnë. Unë nuk e besoj kurrë këtë gjë. Unë mëndoj që shoqëria shqiptare në Ballkan pajtohet me demokracinë, por korrupsioni dhe ndarja në disa shtete e ka dëmtuar shtetformimin, demokracinë dhe mirëqënjen, prandaj edhe është e nevojshme bashkimi kombëtar.

Demokratët nuk e kanë me SHBA-të, pasi ato i kanë partner të demorkacisë prej 30 vjetësh dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

No description available.