75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 27 Prill 2026 / KV

Dëmtohen viewpoint-sit në Kamenicë vetëm dy javë pas vendosjes (Foto)

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se vetëm dy javë pasi janë vendosur në funksion viewpoint-së, persona të papërgjegjshëm i kanë dëmtuar ato me ngjyrë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me institucionet relevante dhe që çdo rast të dyshimtë ta paraqesin pranë organeve kompetente.

Nga komuna është theksuar se ruajtja e investimeve publike, përfshirë ato në fushën e turizmit, është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.