15:44 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Dëmtohet një pjesë e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, pak para ndeshjes me Suedinë

Stadiumi i vetëm në Kosovë që i plotëson kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s ka filluar të dëmtohet.

Pamjet që i sjellë IndeksOnline, shihet një pjesë e stadiumit ku është dëmtuar nga punimet e dobëta. Në këtë pjesë shihet se si është çarë dhe ka filluar t’i bije betoni.

Kujtojmë që është afruar ndeshja kundër Kombëtares së Suedisë në fazën kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’. Ky takim luhet më 28 mars./IndeksOnline/