11:01 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Dëmtohet restoranti në Prishtinë, shkak emri i tij

Një biznes në rrugën ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë është dëmtuar nga disa persona.

Bëhet fjalë për restorantin  ‘El Greco’, një investim Kosovaro-Grek, në të cilin kuzhinerë grek përgatisin ushqime tradicionale greke.

Siç shihet në këto pamje të dërguara nga një lexues në redaksinë e Indeksonline, grafitë me fjalë fyese e raciste janë shkruar në objektin e restorantit.

Përmes  këtyre grafiteve, ata po kërkojnë mbylljen e këtij biznesi që vepron në kryeqytet.

Policia është në vendin e ngjarjes./Indeksonline/