11:35 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Dëmton disa shtëpi, arrestohet pronari i kompanisë ndërtimore

Policia ka arrestuar në Gjilan një pronar të një ndërmarrje ndërtimore pasi që i njëjti derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi me ekskavator, nuk ka marrë masa mbrojtëse dhe gjatë rrënimit ka dëmtuar pullazin e një shtëpie tjetër dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa shtëpi tjera.

Me urdhër të prokurorit është arrestuar pronari i ndërmarrjes dhe drejtuesi i ekskavatorit.

Përveç dëmeve materiale nuk kishte lëndime në njerëz dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.