14:47 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Dënohen me nga 26 vite burgim vrasësit e sigurimit në “Bon Vivant” në Prishtinë

Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi janë dënuar me nga 26 vite burgim për vrasjen e Rrahman Ukës në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, të ndodhur më 2014.

Raportohet se Gërdovci është dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Krasniqi për pjesëmarrje në rrahje me 4 vjet e tre muaj burgim.

Vlen të theksohet se Rrahman Uka, punëtor i sigurimit, ishte vrarë në vendin e tij të punës, derisa nuk i lejoi Gërdovcin e Krasniqin të uleshin për të pirë kafe në lokalin që gjendet në zonën më të frekuentuar të kryeqytetit.