13:11 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Dënohet Mavraj, trajneri e largon nga ekipi i parë!

Mërgim Mavraj është dënuar nga trajneri i Hamburgut, Christian Titz!

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka marr një dënim nga trajneri. Mavraj është dëbuar nga ekipi i parë dhe tani po stërvit me të rinjtë U21, shkruan IndeksOnline.

“Që nga sot Mërgim Mavraj do të stërvitet me U21. Deri në njoftimin e radhës, Mavraj do të jetë duke ushtruar me këtë grupmoshë”, tha Peters (Drejtori sportiv).

Në janar të vitit të kaluar Mavraj u transferua te Hamburger për 1.8 miionë euro nga Koln./IndeksOnline/