14:16 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjobitet me 100 euro prishtinasi, që dëmtoi pengesat te shtegu i biçikletave

Është gjobitur me 100 euro qytetari, që ditën e sotme ka dëmtuar pengesat te shtegu i biçikletave, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Pengesa e verdhë, nuk u largua”, ka thënë Tahiri ,duke i bashkangjitur edhe fotografinë e shqiptimit të gjobës prej 100 eurosh.

Kryetari, Shpend Ahmeti, pak orë më parë postoi një video ku një qytetar kishte dalë në rrugë dhe kishte dëmtuar shënimin e shtegut për biçikleta.

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i institucioneve përgjegjëse./IndeksOnline/