19:11 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dënohet me 25 vite burg ish-zëvendës presidenti i Katalonisë

Gjykata spanjolle ka marrë vendim që ish-zëvendës presidenti i Katalonisë, Oriol Junqueras të dënohet me 25 vite burg.

Ky vendim vjen pas akuzave që kishte për shtyrje të shpalljes së pavarësisë së Katalonisë, transmeton Indeksonline.

Juanqueras cilësohet si promotori kryesor për referendumin ilegal. Përveç këtij me 11 vite burg është dënuar ish-shefi i Policisë, Josep Lluis Trapero.

Në krye te Katalonisë tash është dikush tjetër i cili pro retorikës për pavarësi por nuk ka bërë asnjë hap drejt kësaj.

Vitin e kaluar, parlamenti i Katalonisë aprovoj shpalljen e pavarësisë përkundër që qeveria spanjolle ishte kundër./Indeksonline/