14:06 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Dënohet me 6 vjet burgim Nenad Arsiq, i akuzuar për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendimin për të akuzuarin për krime lufte, Nenad Arsiq.

Nenad Arsiqi është dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale: “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ai akuzohet se më 21 maj 1999, në bashkëkryerje me personat e tjerë të forcave policore serbe, të paidentifikuara deri tani, kishte marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile shqiptare, ku në familjen Shala në Prishtinë, anëtarët e saj i kishte rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, si edhe kishte marrë pjesë në shkatërrimin masiv të pasurisë, e ku kishin përvetësuar naftë, vetura dhe 200 mijë marka gjermane të fshehura nga kjo familje.