21:00 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dënohet me dy vite burg një kosovar në Itali, për terrorizëm!

Gjykata e Apelit në qytetin italian, Brescia ka konfirmuar se e ka dënuar me dy vite burgim kosovarin, Gafurr Dibrani.

Dibrani, 27 vjeç, është dënuar për akuzat për publikimin e disa videove dhe disa komente të tij për organizatën terroriste ISIS.

Para dy viteve, kosovari ishte dëbuar nga Italia dhe ishte ekstraduar në Kosovë.

Por, ai tashmë gjendet në një burg të Brescias. Avokati i tij, Marca Capra ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykatësit./Indeksonline/