10:30 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dënohet me gjashtë vite burg, sulmon avokatin e tij mbrojtës

Një person është arrestuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me 6 vjet burgim. Kjo kishte ndodhur për arsye se personi në fjalë e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

I dyshuari është prangosur dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë.