75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dënohet me vendimin më të rëndë deri tani, australianja që s’i përfilli rregullat kundër Covidit-19

Një grua australiane është dënuar me vendimin më të rëndë deri tani në Australi kur bëhet fjalë për mosrespektim të rregullave kundër Covidit-19. Ajo është dënuar me 6 muaj burgim, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Asher Faye Vander Sanden ka udhëtuar midis 30 korrikut dhe 11 gushtit, duke tentuar kështu ta shmangte pagesën prej 2 mijë e 500 dollarësh australianë teksa po qëndronte e izoluar në një hotel.

28-vjeçarja rezultoi fajtore nën akuzë për mosrespektimin të Ligjit të menaxhimit të emergjencave./IndeksOnline/