11:51 / E Enjte, 01 Tetor 2020

Dënohet nënkryetari i Llapit, ja vendimet për Ballkanin dhe Arbërinë

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit, duke marrë disa vendime.

Kështu nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina për shkak të sjelljeve jo sportive në ndeshjen ndaj Gjilanit dhe përjashtimin me karton të kuq, është dënuar me dy ndeshje moskryerje të aktiviteteve te skuadra llapjane në ndeshjet zyrtare që i organizon FFK-ja.

Vërejtje të fundit për organizim të dobët të ndeshjes (mosrespektimi i vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, lidhur me zbatimin e masave antiCovid, lejimi e prezencës së spektatorëve në tribuna) kanë marrë, Arbëria e Dobrajes, Ballkani dhe Llapi.