07:11 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dentisti i shkul 10 dhëmbë për shkak të një infeksioni, gruaja vdes nga hemorragjia

Dentisti i shkul dhjetë dhëmbë, duke bërë që pacientja të gjejë vdekjen nga hemorragjia. Është kjo ajo që ka ndodhur në Purley, të Surreyt, në Britaninë e Madhe, ku një dentist me emrin Tushar Patel, u ndalua që të praktikonte profesionin e tij për një vit rresht, pasi një grua gjeti vdekjen nga hemorragjia, pak orë pasi ai i kishte shkulur dhëmbët.

Gruaja kishte pësuar një infeksion në dhëmbë në verën e vitit 2017, kur po merrte një medikament të quajtur Warfarinë. Gjatë dy takimeve brenda një jave, dentisti i hoqi dhjetë dhëmbët e sipërm pa e lajmëruar lidhur me rrezikun e humbjes së një sasie kaq të madhe gjaku.

Gruaja gjeti vdekjen në 19 korrik 2017. Për mjekun ligjor, shkak për vdekjen u bë hemorragjia si pasojë e shkuljes së dhëmbëve. Warfarina përdoret si mpiks gjaku, por shkulja e kaq shumë dhëmbëve e komplikoi situatën.

Sipas “General Dental Council”-it, i cili vlerësoi punën e dentistit, ky i fundit nuk ka arritur të vlerësonte siç duhet rreziqet ndaj pacientes..

Për këtë arsye në vendimin e dhënë këtë të martë, dentisti u pezullua për 12 muaj nga detyra, i cili është edhe dënimi maksimal për raste të tilla. Po ashtu ai i kërkoi ndjesë familjes së pacientes si edhe e pranoi dënimin e dhënë.