Depay në qendër të polemikave pasi përdori telefonin gjatë ndeshjes
Futbollisti holandez Memphis Depay është përfshirë në një polemikë të re, pasi u kap duke përdorur telefonin e tij gjatë një ndeshjeje, teksa ndodhej në stol.
Ngjarja ndodhi gjatë përballjes mes Corinthians dhe Flamengo, ku kamerat kapën momentin kur sulmuesi po përdorte telefonin në mes të takimit, duke habitur tifozët dhe opinionin sportiv.
Sipas raportimeve, dy anëtarë të stafit i kërkuan menjëherë Depay-t që ta largonte telefonin, duke i kujtuar rregullat dhe fokusin e nevojshëm gjatë ndeshjes. Pas incidentit, vetë lojtari reagoi përmes rrjetit social X, duke sqaruar situatën.
“Momenti im me telefonin ishte vetëm për të komunikuar me stafin mjekësor në Holandë në atë kohë.”
Megjithatë, rasti ka shkaktuar debat në rrjetet sociale dhe në media, ku shumë kritikojnë mungesën e profesionalizmit, ndërsa të tjerë e konsiderojnë reagimin e tij të arsyeshëm, duke marrë parasysh shpjegimin e dhënë. Mbetet për t’u parë nëse ky incident do të ketë pasoja për Depay-n apo do të mbyllet thjesht si një keqkuptim

