15:43 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Deportimi i gylenistëve- Gashi pyet Thaçin, Haradinajn e Veselin: Kah po e çoni Kosovën

Analisti politik Astrit Gashi e ka komentuar veprimin e policisë së Kosovës për t’i arrestuar gjashtë shtetas turq dhe për t’i deportuar ata në Turqi, te Erdogani.

Gashi ka ngritur dilema se pas kësaj kanë gisht, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.

Madje ai i ka pyetur të tre krerët për këtë veprim: Kah po e çoni kështu Kosovën.

“Ramush, Hashim e Kadri kah po e qoni keshtu Kosoven! Dikur thojshit kah BE e SHBA, sot e dje kah Turqia e Erdoganit e Rusia!#IntegrimeRusoErdoganeske #MotoeRe”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gjashtë shtetasit turq, banorë të Kosovës, të identifikuar si përkrahës të Gylenit, janë deportuar për në Turqi, të enjten, pak orë pas arrestimit të tyre nga Policia e Kosovës.

Media turke “Hurriyet”, shkruan se Agjencia Inteligjente e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Inteligjente në Turqi, kanë realizuar këtë operacion arrestimesh me sukses.