12:46 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deppi i pagoi ish-gruas 7 milionë dollarë, pavarësisht se ishte i zhytur në borxhe

Aktori i famshëm i Hollywoodit, Johnny Depp, është kthyer sot në Gjyqin Themelor të Londrës për të vazhduar betejën e tij kundër “News Group Newspapers”.

Aktori është, duke paditur këtë kompani të mediave për shkak të një artikulli të publikuar në gazetën “The Sun” në vitin 2018 ku u quajt “dhunues i gruas”, një akuzë të cilën ai e mohon fuqishëm, shkruan “The Mirror”.

Gjatë seancës së sotshme, sërish u nxorën në pah financat e Deppit dhe avokati i tij Davi Sherborne i tha gjyqit se sa kishte paguar për divorcin nga ish-gruaja e tij, aktorja Amberd Heard.

Sherborne tha se Deppi kishte paguar më shumë se 7 milionë dollarë, përfshirë edhe pagesat e gjyqit për divorcin.

Kjo ndodhi një ditë pasi që Deppi tha gjatë gjykimit që kishte humbur 650 milionë dollarë dhe kishte mbetur me 100 milionë borxhe, disa muaj para se të divorcohej nga Heardi.

Ai kishte zbuluar se ish- menaxherët e tij të biznesit nuk kishin paguar taksat dhe e kishin zhytur në borxhe.

“Kur i përjashtova nga puna, jo vetëm që kisha humbur 650 milionë dollarë, por edhe isha borxh 100 milionë, ngase nuk ishin paguar taksat për 17 vjet”, shtoi ai.