12:05 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Deputetë të VV-së marrin pjesë në Paradën e Krenarisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila bashkë me deputetin Dimal Basha po marrin pjesë në Paradën e Krenarisë.

Në pamjet e Indeksonline shihet se të dy mbajnë edhe simbole të komunitetit LGBTIQ+.

Tubimi për Paradën e Krenarisë ka filluar në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit./Indeksonline/