Deputetët e Kuvendit vizitojnë prodhuesit e Ferizajt, njoftohen me sfidat e tyre
Deputetët e Kuvendit dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot nga ora 10:30 vizitojnë një prej marketeve në Ferizaj.
Vizita realizohet për të parë nga afër se është duke u zbatuar Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Nga aty vazhdon vizita edhe ne fabrikën e veglave në Ferizaj si dhe në kompaninë “Tefik Canga”, me qëllim që të shihen nga afër sfidat dhe mundësitë e prodhuesve kosovarë.