11:34 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetët e LDK-së lënë seancën e Kuvendit për të mbajtur konferencë

Katër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lënë seancën plenare të Kuvendit për një aktivitet tjetër.

Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Doruntina Maloku dhe Ilir Deda kanë dal nga seanca për të mbajtur një konferencë, shkruan Indeksonline.

Konferenca e sotme ishte e radhës, pasi LDK-ja ka bërë traditë që çdo të premte nga ora 11:00 të mbaj konferenca të rregullta, duke raportuar për zhvillimet që kanë karakterizuar javën. /Indeksonline/

Temat: