18:33 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj mban konferencë pas kthimit nga SHBA-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për pothuajse një javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit zhvilloi edhe disa vizita të rëndësishme duke u takuar me personalitete të larta atje, shkruan Indeksonline.

Haradinaj këtë vizitë do ta përfundoj nesër, kur edhe pritet të kthehet në Kosovë.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij, bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj nesër nga ora 12:00 do të mbaj një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kujtojmë se bashkë me Haradinajn në SHBA ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. /Indeksonline/