14:27 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputetët e LDK-së, s’e përkrahin propozimin e Vjosa Osmanit, për shkarkimin e Goran Rakiqit!

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar për të futur në rend ditës, rezolutën e propozuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, rezolutë kjo e cila i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës për të shkarkuar zv.kryeministrin nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Arsyeja e propozimit të kësaj rezolute ishte pasi që zv.kryeministri Rakiq iu kishte referuar Kosovës si “Kosova Metohija” dhe kishte bërë thirrje që propozimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për pandeminë COVID-19, të vendosen edhe në komunat serbe në veri të Kosovës.

Kjo rezolutë ishte mbështetur nga shumica e grupeve parlamentare shqiptare, përveç deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Indeksonline.

Propozimi për ta futur në rend dite mori mbështetjen e 55 deputetëve, ndërsa një abstenoi.

Siç shihej në kamerat e Kuvendit, deputetët e LDK-së s’e përkrahën propozimrezolutën e Vjosa Osmanit, e cila kishte të bënte me shkarkimin e Goran Rakiqit./Indeksonline/