11:22 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis sot regjistrimi i deputetëve të ri, në Kuvend

Sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputetët janë njoftuar me kohë për datat e regjistrimit ndërsa sot dhe nesër ata do të kryejnë këtë formalitet.

Janë 120 deputetë të ri, të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit, ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të betohen.

Seanca konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës./Indeksonline/