Deputetët e Ugandës grushtohen në Parlament (Foto)
Shumë parlamente në vende të ndryshme të botës shpesh kthehen jo vetëm në harenë debatesh dhe diskutimesh, por edhe duelesh fizike.
Por nuk kanë munguar as sherret masive, ku shpesh parlamente të ndryshme janë bërë objekt lajmesh ndërkombëtare.
Këtë herë fotot janë nga një parlament në një shtet të Afrikës. Ligjvënësit e opozitës në Uganda përfshihen në përleshje me personelin e sigurimit në parlament.
Ky parlament për nga modeli i ngjason atij të Mbretërisë së Bashkuar, por çështjet që diskutohen aty dhe sherret nuk kanë lidhje midis kopjes dhe origjinalit.