10:38 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / L K

Deputetët e Vetëvendosjes nuk shkojnë në komisionin hetimor për Rezervat Shtetërore, Kica-Xhelili ua jep edhe një shans

Komisioni Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore ishte paralajmëruar të filloj sot në orën 10:00. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ngase deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë ardhur në Komision.

Anëtarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se deputetët e pushtetit e kanë edhe një mundësi për të qenë prezent.

“Isha në Komision Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore (skandali i vajit, miellit etj).
Deputetët e VV nuk erdhën. Komisioni nuk u konstituua.
Mundësinë e radhës e kanë në orën 15:00, sepse ne nuk heqim dorë” shkruan Kica-Xhelili në njoftim./Indeksonline/