10:43 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / k.v

Deputetët e VV-së u dërguan në burg jashtë Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Arrestimi i tyre u bë pas një përleshje mes deputetëve dhe policisë përballë Kuvendit.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar se deputetët e prangosur janë nisur drejt një burgu të Kosovës që nuk ndodhet në Prishtinë.

Aktualisht policia është rrugës duke i dërguar deputetët në qendrën e paraburgimit pasi ndaj tyre është caktuar kjo masë nga Gjykata Themelore e Prishtinës./Indeksonline/