19:49 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

Deputetët më “dembelë” të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës përfundoi më 4 gusht sesionin pranveror të tij.

Përgjatë këtij sesioni, deputetët u ftuan në Kuvend 45 herë, në seanca plenare e të jashtëzakonshme.

Por, disa prej tyre ishin pakëz më të përtueshëm për të marrë pjesë në seanca.

Indeksonline ju sjell pesë deputetët më “dembela” të sesionit pranveror.

Ata ia kanë arritur me sukses të jenë në fund të listës, sa i përket pjesëmarrjes në 45 seancat e Kuvendit.

Në fund fare është deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Nga 45 seanca, në vetëm pesë prej tyre Kastrati gjeti rrugën për në Kuvend.

Dy herë më shumë mori pjesë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman. Gjithsej 7 seanca!

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nderoi kolegët e tij deputetë me 12 pjesëmarrje.

Homologu i tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku mori pjesë në 17 seanca të Kuvendit.

Ndërkaq, Behgjet Pacolli e plotëson “pesëshen” e numrit me më pak pjesëmarrje: 20 sosh./Indeksonline/